Dyert e garazhave seksionale janë produkt i veçantë të bëra nga panele polyretan në gjendje të funksionojnë për një kohë të gjatë pa ndonjë prolem. Për të mundësuar këtë, Behari përdor vetëm materialet më të mira të çertifikuara dhe vendosjen e tyre ia beson vetëm personelit të trajnuar dhe specializuar. I gjithë procesi mbështetet nga R&D dhe departamenti për kualitet që të sigurohemi që dera të funksionojë për shumë vite. Vetëm në këtë mënyrë ju mund të siguroheni që dera do funksionojnë sigurt për kohë të gjatë me një mirëmbajtja minimale vjetore dhe zero probleme.
2. DIZAJN I SHKËLQYER
Çdo derë e garazhes nga BEHARI është e dizajnuar të mbuloj të gjitha nevojat tuaja. Kualiteti i lartë i operimit, gama e gjerë e ngjyrave, gama e gjerë e modeleve janë vetëm disa nga arësyet pse ju duhet të zgjedhni dyert tek ne. Sido që të jetë dukja e shtëpisë, BEHARI ofron mundësinë që të zgjedhni dizajnin dhe ngjyrën e derës që përshtatet në mënyrë të shkëlqyer me shtëpinë tuaj!
3. SIGURIA
Një nga çështjet që e brengos blerësin e një dere është gjithmonë siguria e saj. BEHARI kujdeset dera e prodhuar të jetë nga çeliku i galvanizuar që e bënë të sigurt dhe mban larg vizitorët e paftuar.
4. IZOLIMI I TEMPERATURËS
Izolimi i një dere është një nga faktorët kyç për përzgjedhjen e saj. Panelet tona lejojnë humbje minimale të nxehtësisë në ambientin e jashtëm dhe si rezultat maksimum në kursim të energjisë. Ndihmon që ndërtesa të mbahet e nxehtë ne dimër dhe e freskët në verë. Në broshurën tonë gjeni të dhëna më të sakta që u ndiohmonë në llogaritjen e ruajtjes së energjisë.
5. IZOLIMI I ZËRIT
Qetësia është shpesh faktor i rëndësishëm i suksesit dhe efikasitetit në vend të punës dhe pushimit në shtëpi. Kjo arihet me përzgjedhjen e dyerve nga BEHARI. Reduktimi i zërit dhe të gjitha performancat tjera janë testuar dhe aprovuar bazuar në rregulla strikte nga Direktivat Europiane.
6. DËRGESA E SHPEJTË
Duke pas parasysh numrin e stafit, përvojën e gjatë në treg dhe lokacionin e prodhimit në qendër të Kosoës, BEHARI siguron që nga marrja e masës bazuar në kërkesat e konsumatorit dera mund të arrijë të vendoset në kohën më optimale të mundshme.
7. PAMJA UNIFORME
- ANA E JASHTME; Paneli i derës varësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit do të ketë pamje uniforme 100% nga ana jashtme;
- ANA E BRENDSHME; Për shkak të ambientit të brendshëm pamvarësisht nga përzgjedhja e ngjyrës dhe modelit nga ana e jashtme, paneli i derës në anën e brendshme është gjithmonë i bardhë më konstruksion të galvanizuar në tërësi.
8. LLOJET E PANELLIT
Varësisht nga përzgjedhja sipërfaqja e panelit mund të jetë “stuko” (sipërfaqe e vrazhdë), “sandgrain” (sipërfaqe e zalluar – me minimum vrazhdësie) dhe “flat” (sipërfaqe e lëmuar).
Modeli i panellit mund të jetë: i rrafshët, me një vijë në mes, me vija të shpesha, i valëzuar apo me katror.
Ngjyrat standarde që punohet; e bardhë, e hirit, antracid, ngjyrë druri e hapur (golden oak) dhe ngjyrë druri e mbyllët (kafe e errët). Ngjyra të veçanta sipas kërkesës së klientit.
9. HAPJET NË DERË
Për të bërë derën sa më funksionale dhe përshtat nevojave të blerësit, BEHARI ofron mundësinë e vendosjes në derë të një game të gjerë të akesosorëve shtesë;
- Dera për këmbsorë; Mundëson shmangjen e rregullt të hapjes së derës në tërësi duke përdorur vetëm derën për këmëbsorë që e bënë të përshtatshme sidomos në hapsira ku dera përdoret shpesh.
- Vendosja e dritareve për ndriqimi; i mundëson derës pamje më të bukur përmes formave të ndryshme të dritarve nga katrore, katërkëndsh e harkore por edhe ndriqim për nevojat e blerësit.
- Vendosja e ventillimeve në derë; për shkak që dera ka një izolim të lartë përmes këtyre aksesorëve në hapsira të veçanta si bodrume përmes këtyre mundësohet ajrosja e hapsirës pa lënë mundësinë e hyrjes së insekteve apo gjallesave tjera.
10. MOTORIZIMI I DYERVE
Të gjitha dyert vendosen me motor që i mundëson derës hapje të lehtë me teledirigjues. Në raste emergjente dera ka gjithmonë edhe mundësinë e hapjes në mënyrë manuale.