10 Arësye pse duhet zgjedhur ne?

Produkt me jetë të gjatë

Dyert e garazhave seksionale janë produkt i veçantë të bëra nga panele polyretan në gjendje të funksionojnë për një kohë të gjatë pa ndonjë prolem. Për këtë,  Behari përdor vetëm materialet më të mira të çertifikuara.

Dizajn i shkëlqyer

Çdo derë e garazhes nga BEHARI është e dizajnuar të mbuloj të gjitha nevojat tuaja. Kualiteti i lartë i operimit, gama e gjerë e ngjyrave, gama e gjerë e modeleve janë vetëm disa nga arësyet pse ju duhet të zgjedhni dyert tek ne.

SIGURIA

Një nga çështjet që e brengos blerësin e një dere është gjithmonë siguria e saj. BEHARI kujdeset dera e prodhuar të jetë nga çeliku i galvanizuar që e bënë të sigurt dhe mban larg vizitorët e paftuar.

Izolimi i temperaturës

Panelet tona lejojnë humbje minimale të nxehtësisë në ambientin e jashtëm dhe si rezultat maksimum në kursim të energjisë. Ndihmon që ndërtesa të mbahet e nxehtë ne dimër dhe e freskët në verë.

Dërgesa e shpejtë

Duke pas parasysh numrin e stafit, përvojën e gjatë në treg dhe lokacionin e prodhimit në qendër të Kosovës, BEHARI siguron që nga marrja e masës bazuar në kërkesat e konsumatorit dera mund të arrijë të vendoset në kohën më optimale.